Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST FINANCE
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, Statutit të shoqërisë aksionare “Albanian Seaports Development Company” sh.a. me Nr.2701 Prot., datë 29.07.2022, Vendimit të Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës Nr. 7, datë 27.07.2022 “Për themelimin e shoqërisë aksionare Albanian Seaports Development Company sh.a”, Vendimit Nr. 9, datë 31.12.2025 të Asamblesë së Aksionarëve të ASDC “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe organigramës të shoqërisë Albanian Seaports Development Company sh.a”, i ndryshur Vendimit Nr. 6, datë 31.12.2025 të Këshillit Mbikëqyrës të ASDC “Mbi aprovimin e strukturës organizative dhe organigramës të shoqërisë Albanian Seaports Development Company sh.a”, si dheRregullores së Brendshme për organizmimin dhe funksionimin e shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, e ndryshuar;
Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST FINANCE
Kandidatët, të ciltë aplikojnë për të ushtruar detyrën e lartpërmendur duhet të dorëzojnë pranë zyrës së Arkiv-Protokollit të ASDC-së, dokumentacionin e kërkuar sipas listës bashkëngjitur, deri në datë 04.03.2026.
Dokumentet për aplikim që duhet të depozitohen nga aplikuesit janë ssi më poshtë:
- Kërkesë interesi për pozicionin e punës;
- Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës;
- Librezë pune;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje e çertifikatave, dëshmive/diplomave të kualifikimit;
- Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
- Vërtetim nga Gjykata;
- Vërtetim nga Prokuroria;
- Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror;
- Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim Banimi.
*(Mosparaqitja e plotë e dokumnetave brenda datës 04.03.2026 sjell skualifikimim të kandidatit)
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përgjegjës për kryerjen e deklarimeve elektronike në sistemin e tatimeve për Tatim-Fitimin, Listëpagesat, Tatimin në Burim,TVSH;
- Është përgjegjës për të gjithë ciklin e kontabilitetit të shoqërisë, duke garantuar që të gjitha transaksionet ekonomike që janë regjistruar dhe janë postuar në llogarinë e duhur, në periudhën e duhur, dhenë në masën e duhur;
- Përgatit dhe regjistron të gjitha veprimet rregulluese, dhe konsultohet me Drejtuesin e Financës për ndonjë veprim me natyrë të vecantë;
- Regjistron veprimet bankare në mënyrë ditore në sistem;
- Bën rakordimin e llogarive bankare me gjendjet bankare faktike;
- Rregjistron faturat e shpenzimeve (blerjeve) për shërbimet e kryera nga të tretë;
- Rishikon Librat e Blerjes për TVSH dhe garanton përputhshmërinë ligjore të kreditimit të TVSH sipas ligjeve dhe rregullave përkatëse fiskale dhe bën deklarimet elektronike në sistemin tatimor;
- Mban kontabilitetin e veprimeve me arkën, kryen kontrollin dhe rakordimin e arkës mbi baza mujore;
- Përgatit raportin mujor të Cash Floë;
- Kontrollon rakordimin e llogarive të Librit të Madh me Llogaritë analitike;
- Ndihmon Drejtorin e Financës në përgatitjen e Pasqyrave Financiare vjetore dhe asiston audituesit e jashtëm për kryerjen e procesit të auditimit;
- Përgatitja e evidences mujore për debitorët;
- Është përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit për pagese dhe ruajtjen e dokumentacionit për të garantuar gjurmët e auditimit;
- Është përgjegjës për azhornimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të Aktiveve Afatgjatë dhe qarkulluese (afatshkurtër);
- Përgatit pasqyrën e lëvizjes dhe të amortizimit të AAM si aneks i Pasqyrave Financiare dhe e rakordon atë me llogaritë e Librit të Madh;
- Bën derdhjen e parave të arkëtuara nga Arka në Llogaritë bankare;
- Regjistron Mandat Pagesat dhe Mandat Arkëtimet në librin e arkës në systemin financiar(ERP)
- Përgatit raporte financiare mujore/tremujore/vjetore mbi realizimin e Plan Biznesit Ekonomiko-Financiar;
- Çdo raport tjetër që mund t’i kërkohet nga eprorët.
- Zbaton çdo urdhër të brendshëm të Administratorit, apo urdhër tjetër të eprorëve, që kërkon angazhim në kryerjen e detyrave përkatëse, të lidhura me objektivat e ASDC.
Kualifikime të nevojshme:
- Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi, Manaxhim Biznesi, Financë dhe degë të tjera të Fakultetit të Ekonomisë.
- Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, atribute personale, mjeshtëri dhe/ ose përvojë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.
- Të ketë eksperiencë pune mbi 2(dy) vite në profesion;
- Aftësi komunikuese;
- Aftësi bashkëpunuese në grup;
- Njohës i mirë i Paketës Office;
- Aftësi bashkëpunuese në grup.