Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST JURIST

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, Statutit të shoqërisë aksionare “Albanian Seaports Development Company” sh.a. me Nr.2701 Prot., datë 29.07.2022, Vendimit të Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës Nr. 7, datë 27.07.2022 “Për themelimin e shoqërisë aksionare Albanian Seaports Development Company sh.a”, Vendimit Nr. 9, datë 31.12.2025 të Asamblesë së Aksionarëve të ASDC “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe organigramës të shoqërisë Albanian Seaports Development Company sh.a”, i ndryshur Vendimit Nr. 6, datë 31.12.2025 të Këshillit Mbikëqyrës të ASDC “Mbi aprovimin e strukturës organizative dhe organigramës të shoqërisë Albanian Seaports Development Company sh.a”, si dheRregullores së Brendshme për organizmimin dhe funksionimin e shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, e ndryshuar;

Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST JURIST

Kandidatët, të ciltë aplikojnë për të ushtruar detyrën e lartpërmendur duhet të dorëzojnë pranë zyrës së Arkiv-Protokollit të ASDC-së, dokumentacionin e kërkuar sipas listës bashkëngjitur, deri në datë 30.04.2026.

Dokumentet për aplikim që duhet të depozitohen nga aplikuesit janë si më poshtë:

  • Kërkesë interesi për pozicionin e punës;
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës;
  • Librezë pune;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje e çertifikatave, dëshmive/diplomave të kualifikimit;
  • Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
  • Vërtetim nga Gjykata;
  • Vërtetim nga Prokuroria;
  • Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vërtetim Banimi.

*(Mosparaqitja e plotë e dokumnetave brenda datës 30.04.2026 sjell skualifikimim të kandidatit)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Është përgjegjës për të gjithë mbarëvajtjen e punëve të caktuara nga Eprori, apo nga urdhërat e brendshëm;
  • Merr pjesë në komisionet apo grupe pune, me Urdhër të Administratorit të Shoqërisë, që kanë lidhje me profesionin apo ku kërkohen njohuritë profesionale të punës;
  • Informon Drejtuesin e Njësisë mbi ecurinë e punëve të caktuara nga ai dhe/apo problematikat e hasura;
  • Harton raporte periodike mbi ecurinë e punës;
  • I rekomandon Drejtuesit ndryshime që lehtësojnë realizimin e punës nga ana e tij;
  • Vlerëson zgjidhjet/opsionet juridike, dhe përgatit raporte me rekomandimet e sugjeruara për të mbështetur zgjidhjen e problematikave të hasura në punët e caktuara;
  • Bashkëpunon me kolegët e tjerë me qëllim përmbushjen e detyrave të lëna, me saktësi dhe cilësi;
  • Ndjek dhe merr pjesë në takime profesionale në grup, që lidhen me mbarëvajtjen e detyrave të caktuara dhe misionit të institucionit.
  • Kryen në kohë dhe në mënyrë profesionale detyrat e caktuara nga eprori apo instancat drejtuese dhe vendimmarrëse të ASDC-së.
  • Shqyrton legjislacionin në fuqi në kuadër të implementimit të projekteve dhe kontratace të lidhura nga kompania duke bashkëpunuar me kolegët dhe Drejtuesen e Njësisë së Çështjeve Ligjore dhe Pronësisë;
  • Shqyrton nga pikëpamja ligjore draft-kontratat/kontratat apo dokumente të ndryshme, të përgatitura nga struktura përkatëse dhe ndihmon lidhur me përmirësimet e nevojshme në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi dhe urdhërave të brendshëm;
  • Vlerëson çështjet tekniko-ligjore në mënyrë që të japë dhe të zhvillojë propozime në përmirësim të procesit të punës;
  • Propozon zgjidhje/opsione juridike, dhe përgatit raporte me rekomandimet e sugjeruara për të mbështetur zgjidhjen e problematikave dhe përmirësimin e proceseve të punës në njësi;
  • Merr vendime brenda sferës së tij të përgjegjësisë dhe autoritetit të deleguar;

Kualifikime të nevojshme:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e drejtësisë ose degë të ngjashme;
  • Të ketë një eksperiencë të mëparshme pune në profesion;
  • Aftësi komunikuese;
  • Aftësi bashkëpunuese në grup;
  • Njohës i mirë i Paketës Office;
  • Aftësi bashkëpunuese në grup;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr.9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Ligjit Nr. 79/2022, “Për Miratimin e Marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.