ASDC shpall një vend vakant INSPEKTOR PARKIMI / 20 Dhjetor 2023

Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjit Nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Statutit të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a me Nr. 2701 Prot., datë 29.07.2022, Rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sh.a, Vendimit të këshillit Mbikëqyrës Nr. 03, datë 12.08.2022 “Mbi aprovimin e strukturës organizative dhe organogramës” dhe Vendimit Nr. 02, datë 12.08.2022 “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe organogramës të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a të Asamblesë së Aksionerëve, të ndryshuar;
Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: INSPEKTOR PARKIMI
Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e lartpërmendur duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Arkiv-Protokollit të ASDC-së, dokumentacionin e kërkuar sipas listës bashkëngjitur, deri më datë 26.12.2023.
Dokumentet për aplikim që duhet të depozitohen nga aplikuesit janë si më poshtë:
– Fotokopje e kartës së identitetit/ pasaportës;
– Librezë pune;
– Curriculum Vitae (CV);
– Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje e certifikatave.dëshmive/diplomave të kualifikimit;
– Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
– Vërtetim nga Gjykata;
– Vërtetim nga Prokuroria;
– Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror; Dëshmi Penaliteti;
– Vërtetim banimi.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda deri në datë 26.12.2023 sjell skualifikim të kandidatit).
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
– Zbaton me përpikmëri detyrat e lëna nga Drejtuesi i Njësisë;
– Mban evidencën për biletat dhe targat e mjeteve të parkuara, duke siguruar që çdo mjet të jetë i pajisur me kartën e parkimit.
– Mban evidencën në systemin për hyrje dhe daljet e automjeteve nga parking me datën dhe orën përkatëse dhe evidenton në mënyrë manuale detajet si: ID e kartës së parkimit, kompaninë për të cilën operon mjeti, targën e mjetit (trailer dhe kokë traileri).
– Sigurohet që çdo mjet të jetë i pajisur me bileta për parkim dhe shënon datën dhe orën e hyrjes ku manualisht evidentohet targa e mjetit.
– Çdo ditë punonjësi i parkimit dërgon në mënyrë elektronike të dhënat në lidhje me biletat dhe targat e mjeteve të parkuara.
– Bën drejtimin dhe sisteminin e mjetve në parkim.
– Për shqetësime të ndryshme që mund të ketë gjatë kryerjes së detyrës bashkëpunon me Forcat e Sigurisë.
– I dorëzon punën turnit pasardhës me procesverbal.
– Dorëzon lekët në arkën e kompanisë 2 herë në muaj me procesverbal.
– Çdo javë dhe në fund të çdo muaji në mënyrë manual duhet të përgatisi përmbledhësen mbi hyrje-daljet e automjetet të përpunuara dhe të ardhurat e gjeneruara sipas detajeve të kompanisë, llojit të mjetit (trailer dhe kokë traileri), targa, ditë qëndrimi në përputhje me librin e tarifave.
Kualifikime të nevojshme
– Të ketë përfunduar arsimin e mësëm.
– Të ketë kualifikime shtesë dhe/ose përvojë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.
– Aftësi komunikuese.
– Aftësi bashkëpunuese në grup.