Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST PROTOKOLL/ARKIVE

Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjit Nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Statutit të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a me Nr. 2701 Prot., datë 29.07.2022, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sh.a, Vendimit të këshillit Mbikëqyrës Nr. 03, datë 12.08.2022 “Mbi aprovimin e strukturës organizative dhe organogramës” dhe Vendimit Nr. 02, datë 12.08.2022 “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe organogramës të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a të Asamblesë së Aksionerëve, të ndryshuar;

Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST PROTOKOLL/ARKIVE

Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e lartpërmendur duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Arkiv-Protokollit të ASDC-së, dokumentacionin e kërkuar sipas listës bashkëlidhur, deri më datë 12.07.2024.

Dokumentet për aplikim që duhet të depozitohen nga aplikuesit janë si më poshtë:

  • Fotokopje e kartës së identitetit/ pasaportës;
  • Librezë pune;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje e certifikatave.dëshmive/diplomave të kualifikimit;
  • Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
  • Vërtetim nga Gjykata;
  • Vërtetim nga Prokuroria;
  • Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror; Dëshmi Penaliteti;
  • Vërtetim banimi.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda deri në datë 12.07.2024 sjell skualifikim të kandidatit).

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Menaxhon dhe mbikëqyr veprimtarinë e protokoll/arkivës.
  • Punon për mbarëvajtjen e protokollit, postës së zakonshme dhe postës sekrete në institucion.
  • Bashkëpunon me të gjitha njësitë për funksionimin sa më të mirë të menaxhimit të dokumentacioneve në hyrje/dalje.
  • Vlerëson pranimin ose jo të dokumentacionit, bazuar në kontrollet para/pas faktit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.
  • Ruan dhe mbron e dokumentacionin shkresor kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar.
  • Kryen detyra të tjera përkatëse, që i caktohen në zbatim të rregullores së institucionit.
  • Të verifikojë çdo shkresë/dokument/material, që Albanian Seaports Development Company i drejton subjekteve apo institucioneve të tjera shqiptare ose të huaja.
  • Të ndjekë dhe të orientoj procesin e shkresave hyrëse, që i drejtohen Albanian Seaports Development Company.
  • Të zbatojë procedurat përkatëse për dorëzimin e dokumentacionit vjetor nga protokolli në arshivën e ASDC.
  • Të ndjek procesin e arshivimit të shkresave dhe korrespondencave, sipas rregullave të parashikuara për këtë qëllim nga legjislacioni në fuqi për arshivat.
  • Të ndajë dhe klasifikojë informacionin sipas përmbajtjes, qëllimit, subjektit, kritereve etj.
  • Të mbaj informacion për përmbajtjen e dosjeve në Protokoll ose Arkiv.
  • Zbaton me përpikmëri Ligjin Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arshivat”.
  • Merr në dorëzim, klasifikon, numerizon dokumentacionin e dorëzuar e të protokolluar të ASDC.
  • Përgjigjet për sigurimin e kushteve teknike për ruajtjen dhe përpunimin e dokumentacionit të arkivuar, sigurimin e hapësirave të mjaftueshme të pajisura dhe të sigurta për ruajtjen e materialit arshivor.
  • Njofton dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse për çdo kërkesë dhe mangësi në lidhje me zbatimin e detyrimeve ligjore.
  • Mbështet çdo punonjës me materiale/dokumentacione te ruajtura ndër vite në archive.
  • Ndjek procesin e asgjësimit të dokumentacioneve.
  • Mban dhe përdor sistemin operativ për ruajtjen elektronike të informacionit dhe     dokumentacionit arkivor të dixhitalizuar.
  • Kujdeset për ruajtjen e konfidencialitetit të materialeve dhe përgjigjet për administrimin e tij sipas nevojave të ASDC dhe udhëzimeve të Drejtorisë.
  • Zbaton me rigorozitet rregullat e disiplinës në punë, sipas përcaktimeve të Kodit Etik, si dhe rregullat e sigurimit dhe shëndetit në punë, gjatë kryerjes së detyrave funksionale.
  • Raporton periodikisht pranë Drejtuesit të Njësisë së Financës, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse mbi detyrat e kryera.

KUALIFIKIME TË NEVOJSHME

  • Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në fushën e ekonomisë, financës, drejtësisë, inxhinierisë, shkencave sociale apo ekuivalente.
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion përbën përparsi ose eksperienca të ngjajshme.
  • Aftësi komunikuese.
  • Aftësi bashkëpunuese në grup.
  • Aftësi organizuese në punë.
  • Aftësi analitike dhe krijuese për zgjidhjen e situatave komplekse.
  • Preferohet zotërimi i të paktën një gjuhe të huaj.