ASDC shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: Specialist Jurist

Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjit Nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Statutit të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a me Nr. 2701 Prot., datë 29.07.2022, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sh.a, Vendimit të këshillit Mbikëqyrës Nr. 03, datë 12.08.2022 “Mbi aprovimin e strukturës organizative dhe organogramës” dhe Vendimit Nr. 02, datë 12.08.2022 “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe organogramës të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a të Asamblesë së Aksionerëve, të ndryshuar;
Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST JURIST.
Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e lartpërmendur duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Arkiv-Protokollit të ASDC-së, dokumentacionin e kërkuar sipas listës bashkëngjitur, deri më datë 18.06.2024.
Dokumentet për aplikim që duhet të depozitohen nga aplikuesit janë si më poshtë:
- Fotokopje e kartës së identitetit/ pasaportës;
- Librezë pune;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje e certifikatave.dëshmive/diplomave të kualifikimit;
- Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
- Vërtetim nga Gjykata;
- Vërtetim nga Prokuroria;
- Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror; Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim banimi.
- (Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda deri në date 18.06.2024 sjell skualifikim të kandidatit).
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara dhe të marra përsipër.
- Është përgjegjës për cilësinë dhe saktësinë e materialeve të përgatitura.
- Harton dhe jep opinione ligjore për çështje specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen.
- Harton urdhra, udhëzime, rregullore që dalin në funksion të ushtrimit të veprimtarisë së shoqërisë ASDC sh.a.
- Kryen aplikime në ASHK Durrës apo edhe institucione të tjera shtetërore sipas llojit të shërbimit që do të kërkohet rast pas rasti.
- Përgatit dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor të pasurisë që kërkohet sipas rastit nga institucionet e ndryshme shtetërore.
- Merr pjesë në grupet e punës që ngrihen për të verifikuar në terren pasuritë e paluajtshme.
- Verifikon problemet e pronësisë dhe ofron asistencë për të zgjidhur problematikat sipas rastit.
- Trajton kërkesat, pretendimet e të tretëve mbi pasuritë e paluajtshme (sipërfaqe, kufij prone etj) të cilat janë në administrim të shoqërisë ASDC sh.a.
- Jep asistencë ligjore strukturave të tjera të shoqërisë në drejtim të njohjes, interpretimit dhe zbatimit rigoroz të ligjit, akteve nënligjore si dhe urdhrave të Administratorit të shoqërisë.
- Mban dhe menaxhon dosjen në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjor të pronësisë për pasuritë e paluajtshmë që do të administrohen nga shoqëria si dhe dosjet në lidhje me korrespondencën zyrtare me institucionet shtetërore dhe persona të tretë fizikë/juridikë lidhur me çështje të ndryshme ligjore që dalin gjatë ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë ASDC.
- Shqyrton nga pikëpamja ligjore draft-kontratat/kontratat apo dokumente të ndryshme, të përgatitura nga strukturat përkatëse dhe ndihmon lidhur me përmirësimet e nevojshme në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi dhe urdhrave të brendshëm.
- Merr masa në mënyrë që veprimtaria e shoqërisë të zhvillohet në përputhje me aktet thememlore të saj si dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë.
- Zbaton çdo urdhër tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Administratori i shoqërisë.
Kualifikime të nevojshme
- Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në fushën e drejtësisë.
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në profesion.
- Të ketë kualifikime shtesë dhe/ose përvojë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.
- Aftësi komunikuese.
- Aftësi bashkëpunuese në grup.
- Aftësi organizuese në punë.
- Aftësi analitike dhe krijuese për zgjidhjen e situatave komplekse.
- Preferohet zotërimi i të paktën një gjuhe të huaj.