Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST INXHINIER NDËRTIMI
Në zbatim të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; Ligjit Nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i ndryshuar, Statutit të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a me Nr. 2701 Prot., datë 29.07.2022, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Shoqërisë “Albanian Seaports Development Company” sh.a, Vendimit të këshillit Mbikëqyrës Nr. 03, datë 12.08.2022 “Mbi aprovimin e strukturës organizative dhe organogramës” dhe Vendimit Nr. 02, datë 12.08.2022 “Mbi miratimin e strukturës organizative dhe organogramës të shoqërisë aksionere “Albanian Seaports Development Company” sh.a të Asamblesë së Aksionerëve, të ndryshuar;
Shoqëria “Albanian Seaports Development Company” Sh.A, shpall njoftimin për vendin vakant të punës në pozicionin: SPECIALIST INXHINIER NDËRTIMI
Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e lartpërmendur duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Arkiv-Protokollit të ASDC-së, dokumentacionin e kërkuar sipas listës bashkëngjitur, deri më datë 01.08.2024.
Dokumentet për aplikim që duhet të depozitohen nga aplikuesit janë si më poshtë:
- Fotokopje e kartës së identitetit/ pasaportës;
- Librezë pune;
- Curriculum Vitae (CV);
- Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje e certifikatave.dëshmive/diplomave të kualifikimit;
- Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
- Vërtetim nga Gjykata;
- Vërtetim nga Prokuroria;
- Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit Shtetëror; Dëshmi Penaliteti;
- Vërtetim banimi.
* (Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda deri në datë 01.08.2024 sjell skualifikim të kandidatit).
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Është përgjegjës për të gjithë mbarëvajtjen e Punëve të caktuara nga Eprori, apo urdhëra të brendshëm;
- Merr pjesë në komisionet për hartimin e informacionit specifik dhe përllogaritjen e fondit limit për prokurimet e parashikuara ku caktohet si specialist i fushës me Urdhër të Administratorit të shoqërisë;
- Përgjigjet për saktësinë e dokumentacionit teknik të përgatitur nga komisioni ku ai është caktuar në plotësim të Ligjit të Prokurimeve dhe rregullores së shoqërisë dhe legjislacionit në fuqi;
- Përgjigjet për dokumentacionin e hartuar prej tij deri në dorëzim apo arkivim, të gjitha materialet e përgatitura prej tij duhet të gjenden në cdo kohë në arkivën personale elektronike.
- Merr pjesë në komisione të tjera apo grupe pune me Urdhër të Administratorit të shoqërisë që kanë lidhje me profesionin apo ku kërkohen njohuritë profesionale të fushës;
- Të zbatojë të gjitha urdhërat e vendimet e Administratorit të ASDC-së;
- Të informojë Eprorin mbi ecurinë e punëve të caktuara nga ai dhe/apo problematikat e hasura;
- Harton raporte mujore, vjetore, mbi ecurinë e punës;
- Harton raporte mujore mbi planifikimin e punës për muajin pasardhës;
- Rekomandon Eprorit ndryshime që lehtësojnë realizimin e punës nga ana e tij;
- Vlerëson zgjidhjet/opsionet teknike, dhe përgatit raporte me rekomandimet e sugjeruara për të mbështetur zgjidhjen e problematikave të hasura në punët e caktuara;
- Bashkëpunon me specialistët e tjerë në kuadër të bashkërendimit të punës dhe bashkëpunimit;
- Ndjek dhe merr pjesë në takime profesionale në grup, që lidhen me mbarëvajtjen e punës në njësi;
- Ndjek dhe merr pjesë në takime profesionale në grup, që lidhen me mbarëvajtjen e detyrave të caktuara dhe misionit të institucionit;
- Kryerja në kohë dhe në mënyrë profesionale e detyrave që lidhe me planin e punës duke raportuar te eprori direkt;
- Kryerja në kohë dhe në mënyrë profesionale e detyrave të caktuara nga eprori apo instanca drejtuese dhe vendimarrëse të ASDC-së;
- Shqyrton legjislacionin në fuqi në kuadër të projektimit, zbatimit, mbikqyrjes dhe kolaudimit të punëve të ndërtimit, në rastet kur has vështirësi kërkon ndihmë në mënyrë direkte apo ndërmjet eprorit nga Njësisë së Çështjeve Ligjore dhe Pronësisë;
- Vlerëson çështje teknike në mënyrë që të japë dhe të zhvillojë propozime në përmirësim të procesit të punës;
- Merr vendime brenda sferës së tij të përgjegjësisë dhe autoritetit të deleguar;
- Zbaton çdo detyrë tjetër që ngarkohet për përmbushjen e misionit të Institucionit;
- Koordinon dhe bashkëpunon me specialistët e tjerë të Njësisë me qëllim përmbushjen e detyrave të lëna me saktësi dhe cilësi;
- Propozon zgjidhje/opsione teknike, dhe përgatit raporte me rekomandimet e sugjeruara për të mbështetur zgjidhjen e problematikave dhe përmirësimin e proceseve të punës në njësi;
- Siguron bashkëpunimin me të gjithë personat përgjegjës për zgjidhjen e detyrave dhe problemeve në punët e deleguara;
- Mban përgjegjësi për çdo shkelje që mund të ndodhë në lidhje me Kodin e Etikës, Konfliktin e Interesit, etj;
- Zbaton me rigorozitet kushtet e sigurisë në punë.
- Identifikon dhe zgjidh probleme standarte të inxhinierisë së ndërtimit;
- Harton dhe menaxhon një situatë teknike tipike në ndërtim;
- Përdor teknikat dhe mjetet moderne inxhinierike të nevojshme për punën si inxhinierë.
Kualifikime të nevojshme
- Të ketë përfunduar studimet e larta universitare, në degët e inxhinierisë;në degët e Inxhinierisë
- Eksperienca qe lidhen ne fushen e projektimit, zbatimi te objekteve civile dhe industriale.
- Përdorim i programeve kompiuterike bazë si Microsoft Office, etj;
- Perdorim i programeve profesionale si AutoCAD;
- Njohuri të mira të gjuhës anglese;
- Aftësi komunikuese;
- Aftësi bashkëpunuese në grup